Dështojnë bisedimet SHBA-Kore e Veriut

25/10/2011 21:45

Dështojnë pas dy ditësh bisedimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut për rifillimin e kërkimit të trupave të rënë amerikanë në vend.

Kryenegociatori amerikan, Stephen Bosworth, deklaroi se takimi në Gjenevë u zhvillua me një frymë pozitive, por të dyja palët kishin diferenca që nuk mund të tejkaloheshin lehtë.

Nga konflikti Korean i viteve 1950-53, i cili i mori jetën më shumë se 40 mijë amerikanëve, mbeten ende edhe 8 mijë trupa të humbura. Propozimi i dërgimit të një grupi kërkuesish u bë vetë nga autoritetet e Penianit, në atë që u interpretua si hapi i parë drejt rifillimit të bisedimeve rreth ambicieve bërthamore të autoriteteve komuniste.

Bisedimet gjashtëpalëshe për çështjet e programit bërthamor u ndërprenë në prill 2009, kur Korea e Veriut vendosi të tërhiqej, pavarësisht sanksioneve të ashpra ekonomike. Një muaj më vonë, Peniani testoi bombën e parë bërthamore në histori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA