Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti,
deklaroi të hënën se gjendja në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e
njëjtë.

Sipas Hotit deri më tani nuk ka ndonjë veprim nga forcat e KFOR-it për largimin e barrikadave. Ndërkaq, sa i përket shtimit të barrikadave të reja, ato vazhdojnë të jenë të njëjtat.

Hoti sqaroi se automjetet që janë prezente në këtë barrikadë, serbët e veriut i kanë lidh njëra me tjetrën, për ta bërë më vështirë të largohet nga ana e forcave paqëruajtëse të NATO-s.

EULEX: Barrikadat të hiqen vullnetarisht

Zgjidhja më e mirë do të ishte që personat që kanë ngritur barrikadat t’i heqin ato, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm dhe të kryejnë aktivitetet e tyre ditore.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i misionit EULEX, Kai Mueller Berner në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ku megjithatë nuk i ka dhënë një përgjigje të prerë pyetjes, “cila është zgjidhja, forca apo marrëveshja”.

“EULEX nuk heq dorë nga implementimi i marrëveshjeve në Bruksel, që nënkuptojnë instalimin e një sistemi unik doganor”, ka deklaruar Berner.

“EULEX bashkë me KFOR-in po punojnë për vendosjen e lirisë së qarkullimit në veriun e Kosovës. Prania e barrikadave nuk ka kuptim, ato u kufizojnë të gjithëve lirinë e lëvizjes dhe është popullsia ajo që vuan pasojat”, ka vijuar ai.

Më tej zëdhënësi ka ftuar të gjithë qytetarët e veriut që të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë sundimin e ligjit, pasi një gjë e tillë kërkohet nga të gjitha vendet anëtare të BE.

KFOR-i nuk arriti të heqë barrikadat

Nderkohe ne oret e para te mengjesit te se shtunes, pjesëtarët e
KFOR-it zviceran dhe maroken u perpoqen qe te hiqnin barrikadën në
afërsi të Rudares, por pas 30 minutash janë kthyer sërish në bazë.

Po ashtu, nga ana e pikës kufitare Bërnjak, përkatësisht në fshatin
Jegenicë, ushtarë hungarezë dhe gjermanë të KFOR-it nisen punën për
heqjen e barrikadës në këtë fshat, por janë tërhequr pas grumbullimit
të qytetarëve serbë.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Dreës u ka tërhequr vërejtje
serbëve të veriut se nëse nuk i largojnë barrikadat, atëherë ushtarët
janë të detyruar të ndërhyjnë për të siguruar lëvizjen e lirë.

Ai të premten pasdite vizitoi bazën ushtarake të KFOR-it në Jegenicë,
ku para gazetarvëve serbë dhe rusë, të vetmit që u lejuan të hyjnë në
këtë zonë, theksoi se misioni i KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Kombeve
të Bashkuara, obligohet për siguri të lëvizjes së lirë për të gjithë
dhe këtu duhen hequr edhe barrikadat.

Nga ana tjetër, kryetarët paralelë të komunave në veri të Kosovës,
vazhdojnë t’ju japin mbështetjeve qytetarëve serbë për të qëndruar në
barrikada. Kryetari i Zubinpotokut, Sllavisha Ristic, ka përsëritur se
qëllimi i tyre është që në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje nuk do të
ketë dogana dhe as policë kufitarë të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA