Motoçiklizmi “qan” Simoncelli-n

24/10/2011 11:05

Shokët, kundërshtarët, shefat e ekipeve, pilotë të kategorive të tjera… e gjithë familja e motoçiklizmit shprehu trishtimin e madh për humbjen e pilotit italian Marco Simoncelli.

Valentino Rossi (pilot i Ducati) – Simoncelli për mua ishte si një vëlla i vogël. Ishte i ashpër në pistë dhe i ëmbël në jetën e përditshme. Ende nuk e besoj. Do e ndjej shumë mungesën e tij.

Dani Pedrosa (pilot i Hondës) – Kur ndodh diçka e tillë, çdo gjë tjetër është e parëndësishme. Ky sport është shumë i vështirë dhe shpeshherë harrojmë se sa i rrezikshëm është. Simoncelli ishte një pilot plot pasion dhe guxim.

Jorge Lorenzo (pilot i Yamaha)
– Nuk kam fjalë. Simoncelli do të na mungojë shumë.

Carmelo Ezpeleta (promotori i kampionatit botëror të Moto GP) – Nuk mund të bëhej më shumë nga mjekët dhe doja që t’ia jepja personalisht këtë lajm të gjithë pilotëve që janë shumë të trishtuar. Më ka habitur fortësia e babait të Simoncelli, i cili e mbajti veten mirë. Është një burrë i mrekullueshëm.

Andrea Dovizioso (pilot i Hondës)
– Ne pilotët japim gjithçka në pistë dhe harrojmë që në çdo kthesë mund të ndodhë tragjedia.

Nicky Hayden (pilot i Ducati) – Dhimbja është e madhe. Në pistë jemi të gjithë vëllezër dhe pjesë e një familjeje të madhe.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA