Një marins i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka dëshmuar në gjyqin që po zhvillohet në Gjermani ndaj 21-vjecarit kosovar Arid Uka, i cili në mars vrau dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.

Marinsi Trevor Bruer, 23 vjec, ndodhej në autobusin e trupave amerikane kur Uka hapi zjarr dhe shpëtoi vetëm pasi shqiptarit iu bllokua pistoleta.

“Në punën tonë ne presim rreziqe, por këtë nuk e prisnim në Evropë ose në Amerikë. Unë e pash vrasësin në sy dhe në sytë e tij kishte urrejtje”, ka dëshmuar Bruer.

Nga ana e tij, Uka e ka pranuar vrasjen që në muajin gusht kur u hap dhe procesi ndaj tij, por sipas ligjeve të Gjermanisë gjykata duhet të dëgjojë të tëra dëshmitë.

Më dy mars, në aeroportin e Frankfurtit, Arid Uka vrau dy ushtarët amerikanë Nicholas Alden dhe Zackhary Kudebak, përkatësisht 25 dhe 21 vjec.

Gjatë të shtënave ai plagosi edhe dy ushtarë të tjerë, Christopher Schneider dhe Edgar Veguilla dhe për rrjedhojë akuzohet edhe për tentativë vrasjeje.

Nga hetimet e kryera nga policia gjermane është arritur në përfundimin se, edhe pse Uka veproi i nxitur nga urrejtja, ai nuk ishte rekrutuar nga ndonjë celulë esktremiste islamike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA