Juventus-Fiorentina, dueli për “rizgjimin”

24/10/2011 20:20

Seria A rikthehet sërish në mesjavë. Të martën Juventusi pret në shtëpi Fiorentinën. Të dyja skuadrat dhe teknikët përkatës vijnë pas disa rezultateve zhgënjyese, dhe presioni qendron në të dyja kampet.

Trajneri juventin, Antonio Konte pritet të hedhë në fushë një formacion të rreshtuar në 4-3-3. Nëse në kampin bardhezi kërkohet me ngulm fitorja, në atë violë, pas barazimit zhgënjyes 2-2 në fundjavë përballë Cezenës, edhe marrja e një pike do të quhej rezultat pozitiv.

Ndërkohë, Udineze do të zbresë të mërkurën në San Paolo përballë Napolit vendas në përpjekje për të mbajtur e vetme kreun e Serisë A, ndërkohë që për napolitanët, vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e fundit është e patolerueshme dhe për Maxarrin në sfidën përballë friulianëve e vetmja alternativë, mbetet fitorja.

Milani do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në kampionat përballë Parmës në San Siro, ndërkohë që Interin e pret një sfidë e vështirë përballë Atalantës në transfertë. Ndërkohë, Lacio do të luajë në shtëpi përballë Katanias, ndërsa Roma do të luajë në transfertë kundër Xhenoas.

Top Channel