Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Shtefan Fyle deklaroi se rajoni në veri
të lumit Ibër është pjesë e Kosovës dhe si e tillë është me ligj
ndërkombëtar.
Duke folur në një intervistë për gazetën “Politika”, Fyle theksoi se ky territor nuk është pjesë e Serbisë, ndërsa shtoi se vendosja e rendit dhe e ligjit në veri të Kosovës duhet të jetë e njëjtë si në të gjitha pjesët e tjera të Kosovës.
“Komisioni Evropian ka rekomanduar që me Serbinë të nisin bisedimet për integrim evropian, sapo të jetë realizuar përparim i mjaftueshëm në raport me Kosovën”, tha Fyle. Sipas tij, parimi i reciprocitetit, zgjidhje pragmatike në sektorët siç janë energjetika, telekomunikacioni si dhe pranimi i ndërsjellë i diplomave janë më të rëndësi.
Fyle: Serbia të përparojë në marrëdhëniet me Kosovën
Komisari Evropian, Shtefan Fyle, pas takimit me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, ka thënë se Bashkimi Evropian ka qenë i lumtur për rekomandimin për statusin e kandidatit për Serbinë.
Por, data e bisedimeve nuk do të merret në dhjetor. Komisioni Evropian, ka thënë ai, do të rekomandojë menjëherë që Serbisë t’i jepet data e fillimit të bisedimeve për integrim, në rast se shihet një progres thelbësorë në marrëdhëniet me Kosovën.
“Nuk janë shtatë kushte, nuk janë dymbëdhjetë. Është vetëm një kusht që ne mendojmë se mund të realizohet. Mendimi ynë ka qenë transparent, pa kushte të reja, i arritshëm dhe po dërgojmë sinjale të qarta. Nuk ka nevojë të pritet dhe një vit, topi është tek ju”, ka thënë Fyle disa dite me pare.
“BE-ja është përkushtim strategjik i Serbisë për jetë më të mirë”, ka thënë ai. Fyle, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, pas Malit të Zi, merr pjesë edhe në hapjen e takimit të Nismës Igman, ku marrin pjesë presidenti serb, Boris Tadic, presidentët e Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjës dhe përfaqësues tjerë politikë të vendeve të rajonit.
Top Channel