Sateliti gjerman, Roentgen Satellite (Rosat), ka hyrë në atmosferën e Tokës në orët e para të ditës së hënë dhe  sipas përllogaritjeve  të shkencëtarëve ka rënë diku në Oqeanin Indian.

Ashtu si edhe për satelitin e NASA-s, UARS, i cili ra në mënyrë të pakontrolluar në muajin shtator, edhe për ROSAT shkencëtarët nuk shprehen të sigurtë në lidhje me pikën e saktë të rënies së tij, por thonë se më shumë mundësi ajo ka qenë në Oqeanin Indian, Birmani ose pjesë të Kinës.

Ajo që ngjalli interesimin për satelitin gjerman, ishte pretendimi i ekspertëve se rreth gjysma e peshës së tij, pra rreth 1.6 ton, do t’i shpëtonte shkrirjes në atmosferë e do të godiste Tokën.  Nëse një gjë e tillë do të ndodhte në një zonë të banuar, thonë ekspertët, padyshim që do të kishim një katastrofë, një shpërthim të ngjashëm me shpërthimet bërthamore.

ROSAT u lëshua në atmosferë në vitin 1990 për të mbikqyrur rrezet X. Gjatë aktivitetit të tij disa-vjecar, ROSAT regjistroi mbi 100 mijë burime të një energjie të lartë.

Top Channel