Basha te F.K Tirana

24/10/2011 09:25

Në prag të ndeshjes me Bylisin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka takuar skuadrën për herë të parë që nga koha e shndërrimit të këtij klubi si Shoqëri Aksionere, që rrjedhimisht ka drejtues kryesorë kryetarin e bashkisë.

Pikërisht kjo ishte një nga arsyet e vizitës së Bashës, i cili e thekson si një zhvillim shumë pozitiv për skuadrën shndërrimin e saj në sh.a, gjë që do të sjellë më shumë financime për skuadrën.

“Klubi i futbollit kaloi në sh.a dhe ky është lajm shumë i mirë për sportdashësit dhe për vetë ju. Kohë më të mirë presin F.K Tiranën dhe me marrjen e trofeut do të keni shpërblimin më të mirë që keni marrë ndonjëherë”, u shpreh Basha para futbollistëve bardheblu.

Kryetarit Basha i është dhënë edhe fanela me numrin 1 nga drejtori i klubit Alban Tafaj, ndërsa prefektit të Tiranës, z.Keltis Kruja ju dha fanela me numrin 10-të gjë të cilën Basha e theksoi me një batutë: “E keni bërë me hile sepse dhjeta është numri më i mirë.”

Top Channel