Seria A, Juventus ndalet nga Genoa

23/10/2011 00:00

Në javën e 8 të Serisë A, Juventus është ndalur nga Genoa në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Torino.

Alessandro Matri ka kaluar dy herë në avantazh bardhezinjtë, por kuqeblutë kanë arritur të marrin 1 pikë të vlefshme në transfertë falë golave të Rossi dhe Caracciolo.

Juventus mban vendin e parë me 13 pikë në pritje të ndeshjeve të së dielës në kampionatin italian.

Edhe ndeshja tjetër e së shtunës në Serinë A, ajo mes Fiorentinës dhe Kataniës, ka përfunduar 2-2.

Top Channel