Real Madrid udhëheq kampionatin spanjoll

23/10/2011 08:40

Një pjesë e parë perfekte lejoi Real Madridin që të dilte me tre pikët nga fusha e vështirë e Malagës.

Goli i Higuain (11’) dhe 3 golat e Cristiano Ronaldos (24’, 27’ dhe 38’) i dhanë fitoren ekipit të Mourinho në një ndeshje ku tregoi superioritet ndaj kundërshtarit.

Në pjesën e dytë reaguan vendasit duke goditur dy traversa, ndërsa “los blancos” nuk “abuzuan” me kundërshtarin, por u mjaftuan me kontrollimin e avantazhit.

Në ndeshjen tjetër kryesore, Barcelona u ndal nga Sevilla në Camp Nou në një barazim 0-0.

Portieri i Sevilla, Javi Varas, ishte heroi i takimit me 8 pritjet e tij, por jo vetëm kaq. Në minutat shtesë ai priti edhe goditjen e Messit nga pika e 11-metërshit duke e zbritur Barcelonën në vendin e dytë të Ligës BBVA.

Top Channel