Superliga, Flamurtari mposht Vllazninë

22/10/2011 18:20

Flamurtari ka mundur 1-0 Vllazninë dhe ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit të Superligës.

Goli i fitores për vlonjtatë, që në fund të 90 minutave rezultoi i vetëm, u shënua në fillimin e pjesës së parë nga Progni.

Shkodranët janë munduar të reagojnë por nuk kanë mundur të finalizojnë ato pak aksione në portën kundërshtare.

E mbylli me fitore javën e 6-të edhe skuadra e Kamzës, e cila fitoi 2-1 ndaj Tomorrit që është në fund të klasifikimit.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka u shënuan në minutën e ‘5 dhe të ‘9 nga Pema dhe Nreka, ndërkohë që golin e vetëm të beratasve e shënoi Roshi me 11-metërsh.

Sfida e vetme e së shtunës ku nuk u shënua asnjë gol ishte ajo në Pogradec, ku vendasit barazuan 0-0 me Shkumbinin.

Java e 6-të e Superligës do të vazhdojë me ndeshjet e së dielës, Laci-Dinamo, Tirana-Bylis, Kastrioti-Apolonia dhe Teuta-Skënderbeu.

Top Channel