Rajkard: Holanda mund të fitojë botërorin

22/10/2011 19:05

Një prej futbollistëve më të mirë të kombëtares holandeze në histori, tashmë një trajner me peshë, Frenk Rajkard nuk përdor modestinë kur vlerëson “tulipanët” aktualë.

Tekniku që drejton kombëtaren e Arabisë Saudite, ka renditur Holandën si favoriten për t’u shpallur kampione e Europës në turneun që zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.

Frenk Rajkard, i cili ishte pjesë e ekipit holandez që fitoi Euro 1988, beson se ekipi aktual ka të gjitha elementet për të mposhtur çdo rival dhe për ta fituar garën ndaj rivalëve të tjerë.

“Ky ekip mund ta përsërisë suksesin e vitit 1988. Është e lehtë të thuash se mund ta bëjnë, sigurisht, por mendoj se ata vërtet munden të jenë fitues. Gjithçka duhet të jetë në vendin e duhur që kjo të ndodhë dhe ata do kenë nevojë për pak fat, por nëse mund ta ruajnë atë shpirt të madh ekipi, atëherë përfundimisht është e mundshme”, tha Rajkard.

“Holanda mund të mposhtë çdo ekip në botë, në ditën e tyre më të mirë. Arsyeja kryesore për suksesin e tyre është talenti i dukshëm i gjeneratës së re të lojtarëve, shpirti i tyre në fushë, dhe dëshira për t’u futur në historinë e futbollit holandez duke fituar një trofe të madh”, ka thënë Rajkard. Holanda humbi finalen e botërorit në 2010, ndaj Spanjës, ku vendosi goli i Iniestës.

Top Channel