Pjesëtarët e KFOR-it zviceran dhe maroken janë përpjekur që të heqin
edhe barrikadën në afërsi të Rudares, por pas 30 minutash janë kthyer
sërish në bazë.

Po ashtu, nga ana e pikës kufitare Bërnjak, përkatësisht në fshatin Jegenicë, rreth orës 4.00 ushtarë hungarezë dhe gjermanë të KFOR-it kanë nisur punën për heqjen e barrikadës në këtë fshat, por janë tërhequr pas grumbullimit të qytetarëve serbë.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Drews u ka tërhequr vërejtje serbëve të veriut se nëse nuk i largojnë barrikadat, atëherë ushtarët janë të detyruar të ndërhyjnë për të siguruar lëvizjen e lirë.

Ai të premten pasdite vizitoi bazën ushtarake të KFOR-it në Jegenicë, ku para gazetarvëve serbë dhe rusë, të vetmit që u lejuan të hyjnë në këtë zonë, theksoi se misioni i KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, obligohet për siguri të lëvizjes së lirë për të gjithë dhe këtu duhen hequr edhe barrikadat.

Nga ana tjetër, kryetarët paralelë të komunave në veri të Kosovës, vazhdojnë t’ju japin mbështetjeve qytetarëve serbë për të qëndruar në barrikada. Kryetari i Zubinpotokut, Sllavisha Ristic, ka përsëritur se qëllimi i tyre është që në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje nuk do të ketë dogana dhe as policë kufitarë të Kosovës.

Veriu i Kosovës të premten karakterizohej nga një situatë përgjithësisht e qetë. KFOR-i ka shtrirë bazat e veta ushtarake, përvec asaj në Jegenicë dhe fshatin Cabër, KFOR-i ka vendosur një kamp edhe në hyrje të fshatit Zupq, aty ku deri mbrëmë ishte e vendosur barrikada.
 
Lëvizja e qytetarëve në këtë zonë bëhet në mënyrë selektive. Një ushtar i KFOR-it na tha se përtej këtyre telave me gjemba në fshatin Zupc, lejohen të kalojnë vetëm banorët lokalë, e kishte fjalën për serbët e këtij fshati, por jo edhe për shqiptarët e Qabrës, të cilët pavarësisht se deri para dy muajsh shfrytëzonin të njëjtën rrugë, tashmë kthehen mbrapsht për t’i shfrytëzuar rrugët alternative.
 
Në mënyrë të ngjashme vepron edhe Policia e Kosovës e cila në gjithë këtë operacion bashkë me policinë e EULEX-it ka rol dytësor.

KFOR-i nuk ka komentuar mbi kohëzgjatjen operacionit duke ja lënë faktorit befasi, cdo veprimi në të ardhmen.

Serbët: Nuk i lejojmë policët kosovarë

Serbët në veri të Kosovës nuk do të lejojnë që në pikat kufitare të vendosen policë dhe doganierë kosovarë.

Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit serbë në një takim me ata ndërkombëtarë të zhvilluar pasditen e së shtunës, bën të ditur agjencia e lajmeve “Kosovapress”.

“Ne pranojmë lëvizjen e lirë të EULEX-it, por me kusht që automjetet e tyre të mos bartin doganierë dhe policë kufitarë të Kosovës në pikat e Jarinjes dhe Bërnjakut”, kanë deklaruar përfaqësuesit serbë.

Zymberi, urdhër-arreste për 6 serbë

Ndërkohë, ndaj gjashtë serbëve të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi gjatë operacionit të 25 korrikut në veri janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur prokuroria e qarkut të Mitrovicës, e cila ka nënvizuar se emrat e serbëve do të shfaqen së shpejti në faqen zyrtare të Interpolit.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, gjashtë personat në fjalë dyshohet se fshihen të gjithë në Serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA