Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Drews u ka tërhequr vërejtje serbëve të veriut se nëse nuk i largojnë barrikadat, atëherë ushtarët janë të detyruar të ndërhyjnë për të siguruar lëvizjen e lirë.

Ai të premten pasdite vizitoi bazën ushtarake të KFOR-it në Jegenicë, ku para gazetarvëve serbë dhe rusë, të vetmit që u lejuan të hyjnë në këtë zonë, theksoi se misioni i KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, obligohet për siguri të lëvizjes së lirë për të gjithë dhe këtu duhen hequr edhe barrikadat.

Nga ana tjetër, kryetarët paralel të komunave në veri të Kosovës, vazhdojnë t’ju japin mbështetjeve qytetarëve serbë për të qëndruar në barrikada. Kryetari i Zubinpotokut, Sllavisha Ristiq, ka përsëritur se qëllimi i tyre është që në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje nuk do të ketë dogana dhe as policë kufitarë të Kosovës.

Veriu i Kosovës të premten karakterizohej nga një situatë përgjithësisht e qetë. KFOR-i ka shtrirë bazat e veta ushtarake, përvec asaj në Jegenicë dhe fshatin Qabër, KFOR-i ka vendosur një kamp edhe në hyrje të fshatit Zupq, aty ku deri mbrëmë ishte e vendosur barrikada.
 
Lëvizja e qytetarëve në këtë zonë bëhet në mënyrë selektive. Një ushtar i KFOR-it na tha se përtej këtyre telave me gjemba në fshatin Zupq, lejohen të kalojnë vetëm banorët lokalë, e kishte fjalën për serbët e këtij fshati, por jo edhe për shqiptarët e Qabrës, të cilët pavarësisht se deri para dy muajsh shfrytëzonin të njëjtën rrugë, tashmë kthehen mbrapsht për t’i shfrytëzuar rrugët alternative.
 
Në mënyrë të gjashme vepron edhe Policia e Kosovës e cila në gjithë këtë operacion bashkë me policinë e EULEX-it ka rol dytësor.

KFOR-i nuk ka komentuar mbi kohëzgjatjen operacionit duke ja lënë faktorit befasi, cdo veprimi në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA