McShane, një nga politikanëve më të angazhuar britanikë në shumë aspekte të politikës evropiane dhe ballkanike, është një thirrje pasionante për politikanët evropianë për t’i riangazhuar në Ballkanin perëndimor, përpara se rajoni të harrohet sërish.
McShane e bazon librin në vizitat e tij në rajon, si dhe në pjesë nga ditari i mbajtur si ndihmës i ish-shefit të diplomacisë britanike Robin Cook, në kohën e luftës në Kosovë dhe më pas kur ai ishte zv.ministër i Jashtëm britanik për Evropën dhe Ballkanin në periudhën 2001-2005.
Kanë kaluar 12 vjet nga fundi i luftës, thotë për Top Channel zoti McShane, dhe vendosa të përshkruaj të drejtën e plotë që ka Kosova për pavarësi kombëtare dhe për t’u konsideruar si shtet i mirëfilltë.
“Është njësoj si në Evropën e vitit 1957. Ballkani perëndimor është rajoni më i palumtur i Evropës dhe e shkrova librin për t’u thënë miqve të mi në Bruksel, Berlin, Paris, Strasburg dhe parlmenteve të Evropës, se Kosova është ende e rëndësishme”, shprehet McShane.
Sipas tij, Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë një punë të shkëlqyer për njohjet në muajt e fundit, duke e ngritur në krye të axhendës cështjen e njohjeve ndërkombëtare.
“Është një dobësi e BE, që nuk unifikohen të 27 vendet për këtë cështje. Unë shpresoj se Spanja mund të rishikojë pozicionin saj për njohjen e Kosovës, pas zgjedhve të ardhshme. Ndërkohë, kancelarja Merkel e ka bërë të qartë se strukturat paralele në Mitrovicë dhe në veri duhet të shpërbëhen, nëse Serbia dëshiron që të merret seriozisht në BE”, thotë ish-diplomati i lartë britanik.
Denis McShane, i cili ka qenë shumë i ashpër në argumentimin e tij se Dick Marty ka drejtuar një gjueti politike shtrigash, deklaron se, “jam i shqetësuar se zoti Marty nuk ka paraqitur dhe nuk po paraqet dëshmi bindëse për akuzat e tij. Është kredibilietiti i tij tashmë në pikëpyetje dhe jo ai i qeverisë së Kosovës”.
Për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ish-numri dy Foreign Office thotë për Top-Channel se zhvillimi i tyre është më i rëndësishem sesa krenaria.
Denis McShane në librin e tij “Why Kosovo still matters”, përshkruan me hollësira interesante disa nga takimet e zhvilluara në zyrën e ministrit të Jashtëm britanik dhe bisedat e vështira në korridoret e mermerta të Foreign Office.
Ky është libri i parë i një diplomati kaq të lartë britanik që shkruan ekskluzivisht për Kosovën në një konfirmim të ri të politikës së jashtme britanike ndaj kombit shqiptar, shumë e ndryshme me atë të pjesës më të madhe të shekullit të kaluar.
Top Channel