Schalke 04 blen Timo Hildebrand

21/10/2011 16:15

Schalke 04 njoftoi sot blerjen e portierit Timo Hildebrand, i cili do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit aktual me klubin gjerman.

Kjo blerje është e mundur jashtë periudhës së merkatos sepse portieri gjerman nuk kishte gjetur një klub këtë sezon. Schalke vendosi të blinte ish-portierin e Valencias për shkak të dëmtimit në gju të gardianit Ralf Farhmann, i cili do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Timo Hildebrand ka luajtur në karrierën e tij me Hoffenhaim, Stuttgart, Valencia dhe Sporting Lisbon para se një sërë performancash të dobta bënë që të largohej edhe nga xhiroja e kombëtares gjermane.

Top Channel