Ngrohja globale, proces natyror?

21/10/2011 12:45

Toka është duke u ngrohur me ritme të shpejta, por ky mund të jetë edhe një proces natyror, në të cilin njeriu ka një impakt të kufizuar, ishte përfundimi i studimit më serioz metereologjik të kryer ndonjëherë.

Universiteti i Berklit në SHBA, i drejtuar nga doktori Saul Perlmutter, i cili së fundmi ka fituar çmimin Nobel për fizikën, ishte ai që udhëhoqi studimin.

Në studim u morrën 1,6 miliardë vlerësime të temperaturës në stacione metereologjike në çdo pikë të globit, në 50 vitet e fundit. Përfundimi tregoi se temperaturat janë rritur gradualisht vit pas viti, për të shkuar në një total prej një grade celcius brenda gjysmë shekulli.

Megjithatë, në historinë e planetit tonë, lëkundje të tilla kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe Toka mund të jetë futur thjesht në një fazë të re ngrohjeje.

Për të patur një përfundim sa më të saktë, matje të shumta janë bërë edhe më pikat më të ekspozuara nga ngrohja globale, në dy polet dhe disa prej mjediseve të tjera më të ftohta të planetit.

Në studim flitej edhe për tendencën e shkrirjes së akujve. “Ndonëse një gradë nuk është pothuajse aspak e ndjeshme për ne, mjafton një ngrohje e tillë që një pjesë e sipërfaqes së mbuluar me akuj të shkrijë. Megjithatë, gjendja është larg të konsideruarit alarmante”, deklaroi njëri prej udhëheqësve të studimit.

Top Channel