Motta: Messi vjen tek Interi, nëse do të lërë Barçën

21/10/2011 11:00

Nëse Messi do të largohet një ditë nga Barcelona, skuadra e parë në të cilën do të ishte i gatshëm të kalonte është Interi. Ai që i bën interistët të ëndërrojnë është mesfushori Thiago Motta, gjatë një interviste për “Inter Channel”.

”Me Messin jemi miq të mirë. Ai është një djalë shumë punëtor dhe i thjeshtë. Flasim dhe shkëmbejmë mesazhe vazhdimisht. Leo ka një konsideratë shumë të lartë për Morattin dhe Interin, prandaj nëse një do të largohet nga Barcelona, është e sigurtë që do të vinte këtu. Kur mbërrita në Katalonjë, idhulli im ishte Rivaldo dhe në Brazil mbaja gjithmonë fanelën e tij.

Më pas, kur skuadrën e drejton Van Gaal, arrita të kuptoj se vendi im në fushë ishte i njëjtë me atë të Cocu, me të cilin pata fatin të luaja 2-3 vjet dhe mësova shumë. Tek Barça më mësuan që asnjëherë të mos e hedh topin kot, por që të rrezikoj më shumë për të kërkuar që ta rikthej menjëherë në lojë”.

Duke folur për pozicionin e tij në fushë dhe mënyrën se si duhet të luajë Interi, Motta shtoi: “Ndihem mirë në të gjithë rolet, por nëse do të më duhet të zgjidhja një, i preferuari im është vendi përpara dy mbrojtësve. Me Mourinhon kam luajtur vazhdimisht në këtë pozicion. Megjithatë, trajneri i ri e di që jam i gatshtëm të luaj kudo për Interin”.

Top Channel