Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për 60 ditë të tjera.
Avokati i tij, Tahir Rrecaj ka thënë se nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e masës së arrestit dhe për këtë ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme.
Tahiri ka thënë se është duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme, ngase sipas tij, vendimi për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak nuk ka bazë ligjore.
Limajt i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar se imuniteti i deputetëve nuk vlen për vepra penale që mund të kenë kryer jashtë aktivitetit zyrtar.
Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë personave tjerë, EULEX-i ka ngritur aktakuzë për krime lufte në fshatin Kleçkë. Seanca gjyqësore për rastin “Kleçka” pritet të fillojë javën e dytë të muajit nëntor.
Katër prej të pandehurve të tjerë, gjykata e qarkut në Prishtinë u zgjati muajin e kaluar paraburgimin edhe për 2 muaj.
Top Channel