Varreza gjigante e kafshëve të rralla

20/10/2011 17:20

Një sherif në SHBA urdhëroi ekzekutimin e më shumë se 50 kafshëve të egra, përfshi 18 tigrave të bengalit, racë në zhdukje dhe 17 luanëve, në një ndjekje të ethshme të forcave të policisë ndaj tyre.

Kafshët ishin arratisur të gjitha nga një park zoologjik. Është ende e paqartë se si diçka e tillë ndodhi. Pronari i parkut u gjet i vetvarur, pas ngjarjes.

I përballur me mundësinë që kafshët të hynin në qendra të banuara, sherifi i një rajoni në Ohajo, pajisji policët me armë të kalibrit të rëndë dhe i urdhëroi që të qëllonin për të vrarë gjitarët e egër,

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve janë prononcuar “të shokuara” dhe të “skandalizuara”. Në një komunikatë, ata u shprehën të revoltuar që nuk u morr në konsideratë mundësia e nxjerrjes së grupeve të specializuara për kapjen e kafshëve.

Përveç luanëve dhe tigrave, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe tre leopardë, një ari i murmë, një ujk dhe dy majmunë të rrallë. Ndërkohë, një tjetër majmun u hëngër nga një leopard, përpara se edhe ai të vritej.

Top Channel