Obama blen kunguj për Halloween

20/10/2011 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka bërë një ndalesë të vecantë gjatë
turit të tij me autobus nëpër Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

Kreu i shtetit dhe bashkëshortja e tij Michelle që e shoqëron në këtë udhëtim, kanë parë disa kunguj të mrekullueshëm në një treg dhe janë ndalur për t’i blerë.

Kjo, pasi ata dëshirojnë të dekorojnë Shtëpinë e Bardhë në kuadër të festës së Halloween. Pasi mbajtën radhën për të arritur deri tek arka, presidenti pagoi rreth 60 dollarë.

Stafi i presidentit, filxhanë me foton e tij

Ndërkohë, stafi i zotit Obama ka reaguar edhe ndaj një grupi personash të cilët pretendojnë se presidenti nuk është një shtetas amerikan.

Bëhet fjalë për anëtarët e grupit të diskutueshëm “Birthers”, të cilët vijojnë të mbështesin teorinë e komplotit.

Që kur Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë, ata e kanë konsideruar atë një president abuziv dhe zgjedhjen e tij jokushtetuese.

Kështu, Obama dhe stafi i tij elektoral për zgjedhjet e vitit të ardhshëm kanë vendosur të tallen me ta duke shpërndarë filxhanë me foton e presidentit.

FOTO GALERI
1/1
Obama, fushatë me filxhan

Top Channel