Liga e Europës, Lacio ndalet me barazim

20/10/2011 23:20

Lacio nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim 1-1 me Zyriun. Skuli kalon lacialët në avantazh në minutën e 22 pas asistit të Hernanez, por vetëm një minut ka zgjatur ky avantazh pasi zviceranët barazuan me anë të Adrian Nikci.

Në pjesën e dytë nuk ndodh thuajse asgjë për të ndryshuar rezultatin. Ky barazim nuk e favorizon aspak skuadrën italiane e cila mbetet në vendin e parafundit në grup me 2 pikë pas tre ndeshjesh.

Ndërkohë Totenhemi ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Rubin Kazanit në Angli. Në minutën e 34-të Pavlicenko shënon golin e vetëm të këtij takimit, por i mjaftueshëm për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme, për Totenhemin i cili mban kreun e grupit me shtatë pikë.

Udineze e mbyll në delir përballjen e tretë të fazës së grupeve të kupës Europa League pasi ka mundur 2-0 Atletikon e Madridit. Pas një pjese të parë në vështirësi, italianët arrijnë të gjejnë forcë në pjesën e dytë e të shënojnë dy gola. Në minutën e 88 friulanët e shohin veten në avantazh pas golit të Benatias, ndërsa në kohën shtesë Floro Flores shënon edhe golin e dytë.

Ndërkohë Shalke ka shkatërruar APOEL Lanarkën me rezultatin 5-0 duke mos e diskutuar fitoren, rezultat ky i ngjashëm me ciftin tjetër të të njëjtit grup ku Makabi Haifa mundi po me rezultatin 5-0 Steauan e Bukureshtit.

Top Channel