Tiranë, zjarr në një fabrikë vaji

19/10/2011 00:00

Një zjarr i fortë dogji të mërkurën një fabrike vaji në Vaqarr të Tiranës.

Zjarri shpertheu në orët e para të mëngjesit ndërsa ende nuk jane sqaruar shkaqet e kesaj ngjarje. Ne fabrike ka patur vetem deme materiale te shumta, por asnje te demtuar per shkak se aty ne momentin e zjarrit ndodheshin vetem rojet e godines, te cilet kane lajmeruar edhe zjarrfikesit.

Nderhyrja ne kohe e tyre beri te mundur shpetimin e linjave te prodhimit, si dhe depozitat e mëdha të vajit që gjenden në fabrikë. Flaket kane perfshire vetem magazinen ku ndodhej nje sasi vaji i prodhuar.

Dy ditë më parë një zjarr përfshiu një fabrikë të prodhimit të sfungjerëve në afërsi të qytetit të Krujës.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë të godinës trekatëshe e më pas është përhapur në gjithë ndërtesën, duke rrezikuar edhe jetën e 80 punëtorëve.

Në tentativë për të dalë nga godina e fabrikës kanë mbetur të plagosur tre punëtorë, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

Zjarrëfikës të Krujës, Durrësit, Laçit dhe Tiranës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arritur ta vënë zjarrin nën kontroll.

Pranë godinës ndodhet edhe një cisternë e madhe gazi, e cila rrezikohej seriosisht. Policia ka evakuar banorët e zonës, ndërsa zjarri rrezikoi edhe ndërtesat përreth fabrikës. Dëmet materiale në godinë janë shumë të mëdha.

Ngjarja në fjalë është e ngjashme me atë të mbrëmjes së të shtunës, ku një zjarr përfshiu një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës.

Një saldim i kryer fare pranë depozitave të naftës dhe depozitave të gazit mes fshatit Kashar dhe Domje për pak shkaktoi një katastrofë që fatmirësisht nuk ndodhi falë ndërhyrjes së menjëhershme të dhjetëra forcave zjarrfiksëse dhe policisë.

Nga ky zjarr mbetën të plagosur tre persona, punonjës të pikës së karburantit, të cilët u shoqëruan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB