Portugalia, Joao Neves në shënjestrën e tifozëve: Trego respekt për Cristiano Ronaldo dhe pasoja më shpesh topin Pasi ka përshëndetur në shqip ata pak tifozë në aeroportin “Nënë Tereza”, trajneri Xhemal Mustedanagiç, ai që udhëhoqi kombëtaren tonë të U-17 drejt historisë shprehet optimist për të ardhmen e lojtarëve të rinj kuqezi.
“Qëllimi ynë ishte të arrinim një nga 2 vendet e para, dhe këtë ia arritëm. i motivoja lojtarët duke i thënë se ju do të hyni në histori. Jam i kënaqur nga paraqitja e tyre. Në këtë brez ka lojtarë që do të jenë pjesë e kombëtares A, por me ta duhet të punojnë akoma më shumë. Ky është një proces i gjatë, por gjithsesi duhet të punohet shumë me ta. Përsa i përket raundit të ardhshëm, do të synojmë vendin e parë, pasi nuk kemi se çfarë të humbim”.
Nga faza elite e Kampionatit Europian U-17 që do të zhvillohet në praverë të vitit 2012, do të marrin pjesë 24 ekipe dhe vetëm shtatë të parat e grupeve do të kualifikohen për në fazën finale të aktivitetit Europian për këtë grupmoshë.
Top Channel