Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi

19/10/2011 09:45

Shënohen sot 8 vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës. Më 19 tetor 2003, Nënë Tereza, emri i vërtetë i së cilës është Gonxhe Bojaxhiu, u lumturua nga Papa Gjon Pali II.

Humanistja shqiptare ka fituar edhe çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979 falë punës së saj humanitare në Kalkuta të Indisë në ndihmë të njerëzve të varfër, të sëmurë dhe fëmijëve jetimë.

Nënë Tereza lindi në Shkup në 26 gusht 1910 nga prindër shkodranë. Në moshën 12-vjeçare ajo vendosi t’i hynte botës fetare dhe në moshën 18-vjeçare u bashkua me Motrat e Loretos si misionare.

Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87-vjeçare, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe jo vetëm.

19 Tetori, dita e Lumturimit të shenjtores shqiptare, është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA