Liga e Kampioneve, “të mëdhatë” nuk zhgënjejnë

19/10/2011 23:40

Fitojnë të gjitha të mëdhatë edhe në ditën e dytë të ndeshjeve të grupeve të Ligës së Kampioneve. Milani ka mundur Bate Borisovin në San Siro me rezultatin 2-0.

Ibrahimovic shënon për kuqezinjtë në minutën e 33-të të pjesë së parë duke zhbllokuar shifrat, ndërkohë në të dytën, një supergol i Kevin Princ Boateng con në 2-0 shifrat, ndërkohë që Bate ka krijuar shumë pak për të rrezikuar në Milano.

Edhe në ciftin tjetër të këtij grupi Barcelona, ka fituar 2-0 ndaj Viktoria Plzen në Kamp Nou. Iniesta në pjesën e parë e në të dytën David Vija i japin këtë fitore të dytë në grup katalanasve që ndajnë vendin e parë me Milanin me nga shtatë pikë.

Ndërkohë Celsi ka shkatërruar 5-0 Genkun. Ka shënuar dy herë Torres, më pas Mireles, Ivanovic e Kalu, për të regjistruar këtë fitore bindëse për blutë e Londrës të cilët ngjiten në kuotën e shtatë pikëve në grupin E.

Në ndeshjet e tjera Arsenali në minutat shtesë ka gjetur fitoren falë golit të Ramseit, përball Marsejës në Francë. Ndërkohë në të njëjtin grup Në ciftin tjetër Olimpiakosi mundi 3-1 Borusian e Dortmundit duke u shndërruar në një skuadër surprizë, pasi ngjitet në vendin e parafundit me këto 3 pikë të marra që janë të parat për ta.

Ndërkohë Porto Apoel kanë barazuar 1-1, Shaktar Donetsk-Zenit 2-2.

Top Channel