Beckham: Lojërat olimpike janë objektivi im

19/10/2011 13:50

David Beckham dëshiron të marrë pjesë në olimpiadën “Londër 2012”.

Mesfushori 36-vjeçar, i cili është në qendër të merkatos pasi kontrata me Los Angeles Galaxy është drejt përfundimit, kërkon të luajë me vazhdimësi në mënyrë që të marrë pjesë në lojërat olimpike që do të zhvillohen në vendlindjen e tij.

“Nuk e di se kush do të jetë skuadra ime e ardhshme, por kushdo që të jetë dua të kem mundësinë për të luajtur me vazhdimësi sepse dua të marr pjesë në lojërat olimpike”, deklaroi anglezi në një intervistë për ‘Telegraph’.

“Të fitoj medaljen e artë për Britaninë e Madhe në Londër, qytetin ku kam lindur dhe jam rritur është objektivi im i fundit i karrierës. Prandaj nuk ka rëndësi se ku do të luaj, por dua të luaj rregullisht”, shtoi ish-lojtari i Manchester United, Real Madrid dhe Milan.

Top Channel