Një gotë verë në ditë është shumë e dobishme për kockat e njeriut, pasi lufton sëmundje si osteoporoza. Keshtu tregoi një studim shkencor, përfundimet e të cilit u publikuan gjatë ditës së martë.

Në bazë të kërkimeve, duket se ka një lidhje midis dendësisë së kockës dhe rrezikut për frakturë, me dietën me të cilën ushqehemi gjatë jetës. Megjithatë, pije të tjera alkoolike, si alkoolet e forta dhe birra, nuk duket se japin ndonjë ndikim.

Studimi i realizuar në “Universitetin Mbretëror të Londrës” mori nën vëmendje 1 mijë çifte binjakesh, të gjithë në mesin e të 50-ave, ndërsa studioi lidhjen midis dietës dhe rrezikut për frakturë.

Çështje të tjera dietike u morën në konsideratë, për të monitoruar se si janë ndryshimet që ndodhin në indin kockor, në rastin e grave që kanë kaluar menopauzën.

”Konsumimi i arsyeshëm i verës është i lidhur me rritjen e dendësisë minerale në kocka, ndërsa dieta e zakonshme angleze e ditëve të sotme sjell reduktimin në dendësinë e indit kockor, duke rritur mundësinë e prekjes prej sëmundjeve dhe frakturave”, shkruhej në përfundimet e kërkimit në fjalë.

Ushqimet më të përdorura në dietën angleze janë patatinat, peshku, fasulet e pjekura dhe mishi i kuq. Midis tyre, vetëm peshku duket se ka një efekt pozitiv për kockat.

Top Channel