Një qen në dietë humb 35 kilogramë

18/10/2011 16:30

Një qen obez, i ushqyer me ushqim të gatshëm, çokollata dhe mish të pjekur ka humbur gjysmën e peshës së tij trupore në gjashtë muaj, kohë gjatë së cilës u vendos në një regjim strikt ushqimor.

I kufizuar në vetëm dy tasa ushqim të thatë qensh në ditë, kafsha e quajtur “Kesi” peshon tashmë 25 kilogramë, nga pothuajse 60 që arriti në periudhën e tij më obeze.

Qeni 7-vjeçar ishte ushqyer nga pronarja e saj vetëm me ushqim njerëzish gjatë të gjithë jetës, deri kur u dërgua në një klinikë veterinare, për ta trajtuar me disa sëmundje që i ishin shfaqur si rrjedhojë e dhjamosjes.

Për ta lëvizur vendit, ishte e domosdoshme që tre punonjës të qëndrës të ngrinin “Kesin”, i cili prej kohësh nuk ishte më në gjendje të vraponte, madje edhe për të ecur kishte vështirësi.

Megjithatë, ndonëse ka humbur më shumë se gjysmën e peshës trupore, qeni duhet të vazhdojë dietën e tij të fortë, pasi vazhdon të jetë ende shumë mbi peshën normale, me këtë racë qeni që nuk duhet të kalojë 15-16 kilogramët.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel