NBA, Magic Johnson sulmon LeBron James

18/10/2011 19:30

Magic Johnson është pesonazhi i radhës i NBA që futet në listën e “armiqve” të LeBron James.

Ish-basketbollisti i Los Angeles Lakers theksoi para studentëve të një universiteti amerikan se LeBron James, ylli i Miami Heat, nuk mund të krahasohet aspak me Kobe Bryant, yllin e Lakers.

“Gjithmonë do të ketë lojtarë të mëdhenj në NBA, gjithmonë do të ketë basketbollistë që do të fitojnë unazën e kampionit, përveç Lebron James”, tha duke qeshur Magic Johnson.

Kur iu kërkua të krahasonte dy lojtarët më të mirë të momentit në basketbollin amerikan (LeBron James dhe Kobe Bryant), ish-lojtari legjendar i Lakers tha: “Po bëni shaka? Bryant ka fituar tituj, ndërsa LeBron asgjë. Nuk ka krahasim këtu.”

Top Channel