“Champions”, paqe në San Paolo, fiton Interi

18/10/2011 23:00

Ka përfunduar në barazim 1-1 një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, ajo mes Napolit dhe Bajernit të Mynihut.

Në San Paolo skuadra e Maxarrit ka arritur të marrë një pikë edhe pse e ka parë veten në disavantazh që në minutën e dytë, ku Toni Kros kalon përpara skuadrën e tij duke shënuar pas asistit të Zherom Boateng.

Brenda pjesës së parë kanë reaguar napolitanët të cilët me presionin e ushtruar arritën të gjejnë golin e barazimit. Badshtyber i thyen rekordin portierit të tij Nojer, duke shënuar një autogol që barazon shifrat. Për portierin bavarez ndërpritet rekordi i mos pësimit të një goli pas 1147 minutash.

Pas tre ndeshjesh Bajerni vazhdon të kryesojë grupin me 7 pikë ndërkohë që Napoli mbetet në vendin e dytë në kuotën e 5 pikëve.

Reali i Madridit ka shkatërruar 4-0 Lionin në Santiago Bernabeu. Benzema zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, për t’i lënë më pas radhën golit të Ksabi Alonson, Ghediras,autogolit të portierit të përfaqësueses franceze Hugo Loris, ndërkohë që mbyll goleadën Serxhio Ramos.

Pas tre ndeshjesh Reali mbetet në krye të grupit me 9 pikë, ndërsa Lioni ndan vendin e dytë me Ajaksin i cili fitoi 2-0 me Dinamon e Zagrebit.

Edhe Interi ka arritur të marrë tre pikë më shumë për moral me francezët e Lilës. Pacini pas një kombinimi perfekt me Shnajderin zhbllokon shifrat duke dhënë përshtypjen e një ndeshje të thjeshtë pë zikaltrit, por pjesa e dytë ka folur më shumë për francezët që gjithsesi nuk gjetën dot golin e barazimit.

Edhe Mancester Junajtid ka arritur të fitojë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve pasi ka mundur 2-0 Otelul Galatin, falë dy 11-metërshave të Uejn Runit.

Top Channel