Britani, vdes i riu shqiptar

18/10/2011 09:50

Një i ri shqiptar, të cilit i ishte refuzuar hyrja në Britani ka vdekur
pasi është rrëzuar nga një tren i shpejtësise së larte i Eurostarit.

Treni udhetonte nga Londra drejt Brukselit të hënën në mbrëmje. Shqiptari, emri i të cilit nuk eshte bere ende publik, ishte 22-vjecar.

Incidenti i cili po trajtohet si jo i dyshimte ka shkatuar vonesa te gjata ne sherbimin e Eurostarit, nderkohe qe ka filluar hetimi per shkaqet dhe rrethanet e ngjarjes. Nje zedhenenës i Policise britanike te transportit tha se i ri ka vdekur ne vendngjarje dhe ne kete faze besohet si ai eshte nje shtetas shqiptar 22-vjecar i cili kishte hyre ne Britani nga Brukseli dhe po rikthehej vullnetarisht pasi i ishte refuzuar hyrja ne Britani.

Trupi i pajete i shqiptarit eshte derguar ne spitalin ëillima Harvey ne Ashford ne zonen e Kentit.Agjensia Britanike e Kufirit konfirmon se shqiptari i paidentifikuar nuk po deportohej nga stafi i kesaj agjencie.

Së fundmi qeveria britanike ka përforcuar masat ndaj emigrantëve, me qëllim vënien nën kontroll të fluksit të klandestinëve.

Disa ditë më parë nëntë shqiptarë u kapën pasi po tentonin të hynin ilegalisht në territorin britanik, të fshehur në një kamion me targa rumune që transportonte mobilje për kompaninë suedeze IKEA.

Në një fjalim të mbajtur rreth një javë më parë, kryeministri David Cameron tha se qeveria e tij kërkon që emigrantët të mos shndërrohen në barrë për taksapaguesit.

Gjithashtu, qeveria aktuale britanike do të ndalojë marrjen e testeve të patentave të makinës në gjuhë të huaja.

Shkaku për këtë është frika në rritje se dhjetëra persona që kanë marrë patentat nuk dinë të lexojnë shenjat e rrugëve të shkruara në anglisht.

Top Channel