Rruga Levan-Tepelene, e cila eliminon plotësisht kthesat e mundimshme të
Ballshit është ndërtuar në pothuajse 2/3-at e gjatësisë së saj.
Nje rast i mire ky qe kryeministri Berisha jo vetem të inspektoje punimet ne te gjithe gjatesine e rruges, por edhe te vere ne dukje punet gjate mandatit te dyte qeverises.
Rruga Levan-Tepelenë, me një gjatësi 71 kilometra, shtrihet në pjesën më të madhe të saj, në një gjurmë krejt të re permes Luginës së Vjosës.
Shkurtimi i rruges aktuale me 22 kilometra, duke shkurtuar ndjeshem edhe kohen e udhetimit, behet i mundur nga ndertimi i shume veprave te artit, mes te cilave 38 jane ura. Rruga pritet te perfundoje vitin e ardhshem dhe per kryeministrin Berisha ajo nuk eshte vetem nje kryeveper e puneve publike ne Shqiperi, por edhe nje deshmi tjeter e realizimit te premtimeve te qeverise se tij.
“Rruga është realisht transformuese. Ajo bën që i tërë jugu i vendit të arrijë tregun e Tiranës në një kohë të paimagjinueshme, por bën që edhe turistët nga Tirana dhe mbarë bota të arrijnë në Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, në një kohë që 2-3 vjet më parë asnjë nga ne nuk e imagjinonte. Mendoj se kjo rrugë e bën më zonjë Shqipërinë në 100 vjetorin e saj. Kjo rrugë do të përfundojë dhe Shqipëria, në 100 vjetorin e saj, do të jetë me rrugë të atilla që edhe ata, që bënë projektet më mahnitëse për të, nuk e kishin përfytyruar ndonjëherë”, tha Berisha.
Inspektimi i rruges Levan-Tepelene, nje investim prej 70 milione euro ishte nje rast per kryeministrin Berisha te bente edhe nje krahasim mes alternatives qe ofron qeveria e tij dhe asaj qe ofron opozita, ku, sipas kryeministrit Berisha perballet zhvillimi me bllokimin.
“Kjo rrugë është fatlume, sepse nuk mund të bllokohet nga politika bllokuese e kryetarit aktual të Partisë Socialiste, sepse ju garantoj se, në qoftë se edhe këto do të ishin në paketën e bllokimit, shqiptarët nuk do të shihnin një rrugë të vetme me sy”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha nuk pranoi te komentonte kete here debatin mes presidentit Bamir Topi dhe Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Por, u pergjigj ne menyre figurative kur u pyet nese gjuha e politikaneve duhet te jete ajo e bashkimit, sic tha ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi.
“Ne vetëm po ndërtojmë rrugë e ura bashkimi. Ne po ndërtojmë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ura e rrugë bashkimi”, tha Berisha.
Top Channel: Mendoni se këtë po e bën edhe Presidenti?
Berisha: Sot jam këtu, për këtë kryevepër të punëve publike në Shqipëri, e cila në vëllime punimesh është pothuajse identike me Fierzën. Është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme. Nuk mund të dal jashtë ndjesive që kam sot, për këtë rrugë, ndaj ju luten që pyetjet që keni për problem të tjera mi rezervoni në konferencë të tjera shtypi, sepse sot, unë jam tërësisht i vërshuar në brendinë e shpirtit tim, nga Vjosa e bukuritë e luginës së saj.
Top Channel