Autizmi, dëshmia e një çifti

18/10/2011 19:30

Një çift tregoi në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’ se si është përballur me autizmin e djalit të tyre.

“Djali ka qenë rreth 2 vjeç kur unë e konstatova, por sjelljet autike i kishte filluar shumë kohë më përpara”, deklaroi nëna e tij.

“Në fillim prindi gjithmonë e mohon sëmundjen e fëmijës, i duket e pamundur”, theksoi babai i djalit.

“Fëmija humbi çdo gjë. Nuk fliste më, nuk hante më vetë dhe nuk ishte më i përgjegjshëm për nevojat personale. Është shumë e vështirë ta përtypësh sepse ti nuk je i përgatitur për atë gjë duke parë një fëmijë të shëndetshëm që nuk ka kaluar asnjë sëmundje, i lindur normalisht dhe i rritur me ushqime të shëndetshme. Në fund mëson që është autik. Është jashtëzakonisht e vështirë”, tha nëna e djalit.

“U mbyll krejtësisht në vetvete dhe kishte 2-3 lojëra të preferuara, nga ata lojëra që bëjnë fëmijët autikë”, shtoi gruaja.

“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të pranojmë realitetin. Nuk ka vlerë të mohosh atë që është e dukshme”, u shpreh babai.

Top Channel