Vdes piloti i IndyCar, Dan Wheldon

17/10/2011 09:30

Dan Wheldon, piloti anglez i garave Indy, ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm në një garë të zhvilluar në Las Vegas (SHBA).

Përplasja ka ndodhur në një kthesë ovale shumë të shpejtë ku makinat kishin arritur më parë shpejtësinë 362 km/h. Wheldon po parakalonte me radhë makinat që kishte përpara kur në një moment u gjend përballë një muri automjetesh të cilat nuk mundi t’i evitonte. Makina e tij “fluturon” në ajër, merr flakë dhe përplaset me barrierat mbrojtëse.

Ky aksident përfshiu edhe 15 makina të tjera, por Wheldon ishte ai që nuk i mbijetoi edhe pse u dërgua në spital me helikopter.

33-vjeçari Dan Wheldon ka fituar në vitin 2005 titullin e Indianapolis 500. Piloti këtë vit nuk kishte arritur të gjente një makinë për të pilotuar dhe rikthimi në garë ishte vetëm falë një oferte të presidentit të IndyCar, i cili ofronte 5 milionë dollarë për pilotët që nuk kishin një skuderi nëse fitonin garën e fundit të sezonit.

Wheldon e pranoi sfidën dhe udhëtoi në Las Vegas, por nuk u kthye më nga Qyteti i Mëkatit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA