Të zgjedhësh recipetat e duhura

17/10/2011 19:00

Ato konfirmojnë feminilitetin. Çdo vajzë e mban mend mirë momentin kur vesh recipetin e parë, e ky çast vjen si konfirmim i të bërit zonjushë. Por, fakti që kjo veshje shoqëron femrat nga adoleshenca e hershme, nuk tregon aspak se jemi specializuar për të bërë zgjedhjen e duhur.

Emisioni i Pasdites në “Top Channel” solli në qendër të vëmendjes ekspertët e kësaj fushe, të cilët sugjerojnë se duhet të kemi kujdes të mos tërhiqemi nga ajo që vizualisht duket bukur, por të zgjedhim të brendshmet që na përshtaten e ndonjëherë fshehin defektet.

Përveç problemit estetik dhe të rehatisë që të kushtëzon një veshje e gabuar intime, ajo ndikon edhe në shëndet. Studimet tregojnë se recipetat e ngushta mund të nxisin formimin e masave tumorale në gjoks. Këshilla për të qenë më praktike, tanimë ka një motiv më të fortë për të qenë absolutisht të kujdesshme në zgjedhjen e recipetit të duhur. 

Top Channel