Hipnotizuesja e peshkaqenëve

17/10/2011 13:40

Cristina Zenato është një zhytëse italiane e cila ka një aftësi të pabesueshme. Ajo mund të prekë dhe të luajë me peshkaqenët në ujërat e Karaibeve.

Zhytësja arrin ta bëjë këtë gjë nëpërmjet fërkimit të poreve që ndodhen rreth hundës dhe buzës së këtyre grabitqarëve. Në këtë mënyrë, peshkaqeni hyn në një fazë paralizimi për rreth 15 minuta dhe me të mund të bëhen poza të tilla.

Në një nga fotot, peshkaqeni mbahet vertikalisht me njërën dorë nga Zenato.

Zenato ka 15 vjet që punon me peshkaqenët, por për siguri ajo vesh një kostum prej çeliku në rast se ndonjë tenton ta kafshojë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel