Vazhdon dueli Barça-Real

16/10/2011 08:10

Barcelona dhe Real Madrid kanë fituar thellë ndeshjet e javës së 7 në Spanjë dhe vazhdojnë duelin për vendin e parë në Ligën BBVA.

Katalanasit e Guardiolës e patën shumë të lehtë të mposhtin 3-0 Santander falë golave të Messit dhe Xavit.  

Pak më ndryshe ka qenë ndeshja në Santigo Bernabeu, ku Real Madrid vuajti në pjesën e parë dhe shpërtheu në të dytën ku shënoi 4 gola. 4-1 ishte rezultati përfundimtar i sfidës mes madrilenëve dhe Betis.

Kaka shënoi 1 gol, ndërkohë që argjentinasi Higuain u bë protagonisti i ndeshjes duke shënuar 3 gola në portën e Betis.

Top Channel