Bayern fiton dhe zbavit

16/10/2011 08:20

Bajern Mynih ka mundur në 13 minuta Hertën dhe më pas zbavit tifozët në Allianz Arena.

Bavarezët shënuan edhe një gol në pjesën e dytë duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezulutatin 4-0.

Gomez shënoi dy herë, golat e tjerë mbajnë autorësinë e Ribery dhe Shvajnshtajger, ndërkohë që portieri i Bajernit, Manuel Nojer ka 1108 minuta që nuk pëson gol.

Bajerni vazhdon të jetë në vendin e parë me 22 pikë, tashmë 5 pikë i shkëputur nga Mënshengladbah i vendit të dytë.

Top Channel