Galliani: Ibrahimovic nuk shkon asgjëkundi

15/10/2011 00:00

Disa ditë pasi tronditi të gjithë milanistët me deklaratën se ishte i
lodhur nga futbolli dhe se po mendon një tërheqje të afërt prej tij,
Zlatan Ibrahimovic rikthehet në qendër të vëmendjes, duke dhënë garanci
për respektimin e plotë të kontratës.

”Gjithçka është ok, bos”, ishin fjalët e tij, të paktën sipas administratorit të deleguar të kuqezinjvë, Adriano Galliani, i cili gjithashtu theksoi se Milani i ka të gjithë sulmuesit që i duhen dhe nuk ka ndërmend të përforcojë këtë repart me blerje të reja.

”Balotelli është thjesht një tifoz dhe mik i mirë i Milanit, ndërsa Tevez nuk do të mbërrijë. Në janar do të ketë ndërhyrje vetëm në repartin e mesfushës”, shtoi Galliani.

Ndërkohë, vazhdojnë problemet e dëmtimeve tek kampionët e Italisë. Ndonëse Robinho e Mexes janë riaftësuar dhe mund të luajnë ndaj Palermos, Allegri duhet të bëjë pa Seedorf, i cili ndien dhembje në gju, për shkak të një goditje të marrë në strërvitje. Pa të në mesfushë, pritet që Aquilani të nisë ndeshjen si titullar, ndërsa në sulm Robinho dhe Cassano janë në luftë për një vend përkrah Ibrahimovic.

Top Channel