Zvicër, bën seks me qenin, burgoset

14/10/2011 12:00

Një 25-vjeçar zviceran është dënuar me tetë muaj burg pasi pranoi që kishte kryer marrëdhënie seksuale me qenin e tij.

Burri i cili zbuloi edhe detaje të tjera (i jepte çokollatë dhe ndizte qirinj para aktit seksual) tha se ka pasur marrëdhënie të rregullta me qenin e tij Appenzeller që nga viti 2008.

25-vjeçari u paraqit në gjykatën e Liestalit me varësen e qenit të varur në qafë ku ishte shkruar: “Partneri im i jetës.”

Gjithsesi ai pranoi se nuk i ka qëndruar besnik qenit të tij sepse ka shkuar edhe me dy qen të tjerë.

Përveç dënimit me burg, zvicerani është detyruar që të fillojë edhe konsultat me një psikolog.

Top Channel