Pozita dhe opozita në Kosovë kanë shkëmbyer në seancën e parlamentare të
së premtes kritika dhe akuza për dështim, korrupsion dhe përfshirje në
krim të organizuar.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që Qeveria të japë llogari rreth dobësive dhe problemeve që ka paraqitur raporti i progresit. Ndërsa kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi, sipas RTK-se, theksoi se kryesorja në këtë raport është lajmi për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave.

Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se fakti që Qeveria e ka quajtur real raportin e progresit tregon se ka pranuar dështimin.

Ndërsa kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në veri të vendit ka më tepër institucione Serbia sesa Kosova.

Këtyre akuzave i është përgjigjur kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Kosova ka bërë megjithatë një hap para me hapjen e rrugës për t’u përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave. Ai ka folur për anët pozitive dhe përpjekjet për progres në fushat ku në raport të progresit janë theksuar ngecjet.

Kreu i ekzekutivit i ka kërkuar Kuvendit të përgatitet për një seancë të posaçme kur do të diskutohet së bashku me kabinetin qeveritar rreth vlerësimeve të raportit të progresit.

Progres-raporti, zhvillime pozitive në Kosovë

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të BE-së, Pier Mirel, kërkon nga institucionet e Kosovës reforma të thella në gjyqësi, administratë publike dhe ekonomi.

Ai ia dorëzoi raportin e progresit për vitin 2011 presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrit Hashim Thaçi. Bazuar kryesisht në krijimin e kornizës ligjore, Mirel vlerësoi se raporti i vitit 2011 tregon se në Kosovë ka zhvillime pozitive, por ligjet e miratuara sipas tij duhet të implementohen. 

 “Një çështje të rëndësishme që dëshiroj ta theksoj është sektori i gjyqësisë. Kemi disa vërejtje, por konsiderojmë që adoptimi i ligjeve siç është ai për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe i të tjerëve që ndërlidhen me sistemin e drejtësisë pas themelimit të Këshillit Gjyqësor dhe prokurorial dhe rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve mendoj se qytetarët e Kosovës do të presin një punë më të mirë nga drejtësia”, u shpreh Mirel.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga  paralajmëroi se në kuadër të kompetencave kushtetuese do të udhëheqë mekanizmat për luftimin e korrupsionit. Ajo theksoi se Kosova e ka për obligim t’i largojë të gjitha pengesat e evidentuara në raport.Zonja Jahjaga u ndal te zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Ajo shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj kundër cdo zgjidhje për Kosovën dhe veriun e saj jashtë planit të Ahtisarit.

 “Unë si presidente e Kosovës jam kundër “Ahtisarit plus”, kundër administrimit ndërkombëtar në tri komuna të Kosovës sepse kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit, do të nxiste pabarazi dhe shpërngulje të popullsisë nga një komunë në komunën tjetër”, theksoi Jahjaga.

Pas takimit me kryeministrin Hashim Thaci dhe ministren e integrimit, zoti Mirel sqaroi detaje të raportit të progresit të cilat sic tha ai kanë mundur të keqkuptohen.

Në raport është përmendur që veriut të Kosovës i duhet një axhende gjithëpërfshirëse për veriun, ndërsa strukturat paralele tëSerbisë, janë quajtur thjeshtë si struktura të ndara.

“Këto ide vijnë nga vizita e komisionerit Stefan Fyle në veri vitin e kaluar. Nuk ka asnjë ide për ndryshimin e axhendës politike”, tha Mirel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA