“Steve Jobs mund të shpëtohej”

14/10/2011 22:40

Nëse Steve Jobs, themeluesi i Apple, do t’i ishte nënshtruar terapive tradicionale për kurimin e kancerit në pankreas, sot do të ishte ende gjallë.

Të paktën kështu pretendon mjeku onkolog i Harvardit, Ramzi Amri. Amri thotë se Jobs do të ishte ende gjallë dhe me shëndet të mirë nëse do të paraqitej që në fillim për kurim tradicional të sëmundjes. Sipas tij, lloji i kancerit në pankreas që kishte Jobs, nuk ishte i tipit të pashërueshëm, por mënyra e gabuar e luftimit të tij, coi në përfundimin tragjik.

“Jobs zgjodhi t’i nënshtrohej të gjitha terapive të mundshme, para se të paraqitej për ndjekjen e një kure tradicionale, por kur u paraqit për këtë ishte tepër vonë dhe sëmundja kishte avancuar në një shkallë ku nuk mund të ndalej më”, thotë mjeku Amri.

Steve Jobs ndërroi jetë më 5 tetor në moshën 56 vjecare, një ditë pas prezantimit nga Apple Inc. të iPhone 4S.

Top Channel