PSG-Beckham, afër marrëveshjes

14/10/2011 14:20

Sipas shtypit francez, tratativa mes Paris Saint Germain dhe David Beckham po konkretizohet.

Klubi francez ka marrë OK nga ana e Beckham dhe mungon vetëm firma në kontratën që do të zgjasë një vit e gjysmë, duke filluar nga janari i vitit 2012.

Mendohet se rroga e mesfushorit anglez do të jetë rreth 5 milionë euro.

Por, PSG nuk po punon vetëm për sjelljen në kryeqytetin francez të 36-vjeçarit. Leonardo nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal.

Kontrata e francezit përfundon në vitin qershor të vitit 2012 dhe katalanasit po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë tjetër, por me shkurtim të rrogës prej 4 milionë eurosh.

Top Channel