Plaket 50 vjet brenda disa javëve

14/10/2011 20:45

Një ngjarje e jashtëzakonshme i ka ndodhur një të reje në Vietnam, e cila ka hapur një debat të gjerë në mjekësinë ndërkombëtare, duke dhënë prova se është plakur 50 vjet brenda vetëm disa javëve.

Sot, 26-vjeçarja ngjan si një 70-vjeçare e zakonshme. Sipas dëshmisë së saj, gjithçka ndodhi brenda disa javëve në vitin 2008, kur lëkura e saj në kulmin e rinisë nisi të rruthej, ndërsa flokët t’i zbardheshin. Procesi përfundoi brenda shumë pak kohe dhe që prej atëherë ajo vazhdon të plaket, por me ritme më të zakonshme.

E tronditur nga ngjarja, “e reja” qëndron e mbyllur në shtëpi, ku lejon të ngushëllohet vetëm nga përkujdesja e bashkëshortit të saj moshatar, që në ato raste kur kanë dalë në rrugë, është detyruar ta prezatojë si gjyshen e tij për të mos e marrë si një pervers.

Disa mjekë spekulojnë se mund të jetë një formë e rrallë e lipodistrofisë, një gjendje klinike që manifestohet nga një degjenerim i indive të jashtme dhe dhjamore të trupit, duke sjellë një prishje të ekuilibrave të zakonshëm të disa mekanizmave.

Për këtë arsye, vajzës i është prishur pikërisht rregullatori që përcakton rritjen dhe ndërrimin e lëkurës, një proces që ndodh në mënyrë të përditshme dhe natyrale tek çdo njeri. Sipas këtij pretendimi, lëkura rritet, duke u varur dhe duke formuar rrudha në fytyrë.

Megjithatë, “26-vjeçarja” ka një version të sajin për ngjarjen. Ajo zbuloi se ishte alergjike ndaj frutave të detit kur po konsumonte një pjatë të tillë në vitin 2008. Reagimi i trupit ishte aq agresiv, sa që iu desh të shtrohej në spital. Megjithatë, pas disa ditësh u lirua dhe dukej e shëndetshme si gjithmonë. Nëse plakjen e ka shkaktuar një alergji, mjekët duhet të rihapin përsëri librat e tyre, pasi askush nuk di të mbështesë një version të tillë.

Top Channel