Mundje, nis Botërori i veteranëve

14/10/2011 21:40

Ka startuar zyrtarisht Kampionati Botëror i mundjes së lirë për veteranët, i pari eveniment i këtij lloji në Shqipëri.

Në këtë kampionat marrin pjesë 170 mundës nga 27 vende të ndryshme të botës. Ky lloj kampionati ka nisur rreth 20 vite më parë falë mbështetjes së milionerit amerikan Xhon Dupont.

Garat janë të ndara në 7 kategori sipas peshës, nga mosha 35 vjeç deri në 70 vjeç. Gjatë ceremonisë së hapjes zv-Ministri i Sporteve, Dashnor Bajaziti dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba theksuan se ky aktivitet do të jetë një shans i mirë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë.

Garat do të zhvillohen paradite dhe në mesdite sipas kategorive, ndërkohë që paraprakisht do të zhvillohen garat eliminatore.

Bashkë më skuadrat pjesëmarrëse, në këtë aktivitet do të jenë edhe një grup me arbitra ndërkombëtare dhe shqiptarë, për të cilët është programuar një kurs paraprak përgatitor dy ditor.

Top Channel