Milan, Boateng kërkohet për Kupën e Afrikës

14/10/2011 13:05

Milan rrezikon të humbasë Boatengun për 6 javë. Bëhet fjalë për Kupën e Afrikës, në program në 21 janar- 12 shkurt.

Në ditët e kaluara Gana ka vendosur ta grumbullojë mesfushorin kuqezi pas disa muajsh ftohtësie mes tyre dhe futbollistit dhe ka dërguar një delegacion në Milanello për të bindur atë.

Ende nuk është konfirmuar asgjë nga vetë Boateng, ndërsa presidenti i Federatës Ganeze të Futbollit ka siguruar se ka marrë një PO nga mesfushori.

Nëse Boateng do t’i përgjigjet thirrjes së kombëtares së tij do të mungojë në derbin Milan-Inter të datës 15 janar.

Top Channel