F1, Hamilton i pari në provat e lira

14/10/2011 10:30

Provat e lira të Cmimit të Madh të Koresë së Jugut u zhvilluan në pistë të lagur. Në sesionin e parë shumica e pilotëve pothuajse nuk dolën për të xhiruar, ndërsa në sesionin e dytë të gjithë regjistruan kohët e tyre në pistën e Yeongam.

Koha më e mirë u regjistrua nga Lewis Hamilton me McLaren. Britaniku ndaloi kronometrin në 1.50.828.

Menjëherë pas tij u rendit shoku i skuderisë, Jenson Button.

Pas Shigjetave të Argjendta u renditën Sebastian Vettel me Red Bull dhe Fernando Alonso me Ferrari, të shkëputur rreth 2 sekonda nga pilotët britanikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA