Blerësit e parë të iPhone 4S

14/10/2011 09:05

Australianët dhe japonezët ishin të parët që patën mundësinë të blinin modelin e fundit të iPhone, i nxjerrë në shitje vetëm pak ditë pas vdekjes së themeluesit të Apple, Steve Jobs.

Mijëra persona mbajtën radhë para dyqaneve Apple në Sidnei dhe Tokio për të blerë iPhone S4. “Është fantastike”, tha një 15-vjeçar australian që ka ndenjur 3 ditë me radhë para dyqanit.

Skena të ngjashme vetëm pak orë më vonë në Tokio.

“Nuk kam mbajtur asnjëherë radhë në jetën time për të blerë diçka, por kësaj radhe u ndjeva i detyruar sepse Jobs vdiq dhe iPhone S4 ishte krijimi i tij i fundit”, shprehet një 24-vjeçar, i cili ka qëndruar 3 ditë e 3 net rresht para dyqanit Apple.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel