Shqipëria mori vetëm 30 për qind të pikëve

13/10/2011 00:00

Shqipëria ka qenë protagoniste e një tjetër edicioni zhgënjyes në
kualifikueset e aktiviteteve madhore. Kuqezinjtë e mbyllën Grupin D në
vendin e pestë (të parafundit), me vetëm 9 pikë në 10 ndeshje të
luajtura.

Me gjuhën e shifrave, kuqezinjtë arritën të grumbullonin vetëm 30 për qind të pikëve që kishin në dispozicion. Natyrisht që shifrat do të ishin më të larta, nëse në ndeshjet e luajtura Kombëtarja do të kishte marrë minimalisht fitoren në Luksemburg (vetëm në këtë rast, me 12 pikë, Shqipëria do të kishte grumbulluar 40 për qind të pikëve).

Franca që fitoi Grupin D me 21 pikë nga 30 të mundshme, grumbulloi 70 për qind të pikëve. Bosnja e vendit të dytë 66,6 për qind (20 pikë), ndërsa më pas vijnë Rumania (14 pikë, 46,6%), Bjellorusia (13 pikë, 43,3%) e Luksemburgu (4 pikë, 13,3%).

Top Channel